Berisha kujton "8 Dhjetorin" me një thirrje të fortë për rininë

08/12/2019 - 13:22

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 1990 për të rrëzuar regjimin komunist, duke i hapur dyert demokracisë, pas 45 vitesh diktaturë.

Berisha shkruan në Facebook, se 8 dhjetori është një ndër datat më të rëndësishme në historinë e lirisë së popullit shqiptar.

POSTIMI I PLOTË

Sot 8 dhjetor, dita e lirise dhe engjejve te saj, studenteve liberator! Te dashur miq, sot eshte 29 vjetori i fillimit me 8 dhjetor te vitit 1990 nga rinia studentore te revolucionit demokratik, i cili si nje uragan i vertet ne 3 dite ndau epokat dhe vendosi ne vendin me monist te planetit pluralizmin politik.

Ndaj sot mbare kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si nje nder datat me te rendesishme ne historine e lirise se tij. Me 8 dhjetor te vitit 1990 studentet e universitetit te udhehequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngriten me guxim te jashtezakonshem ne Tirane ne levizjen studentore per te permbysur diktaturen komuniste me te eger ne Europe.

Revolucioni Demokratik qe nisi me 8 dhjetor, me shpejtesi do do te shnderrohej ne levizjen me te fuqishme paqesore ne historine e vendit dhe, ne ne nje hark kohor te shkurter prej 72 oresh, me mbeshtetje te fuqishme te intelektualeve dhe qytetareve te Tiranes do gjunjezonte rregjimin komunist dhe do ti impononte atij pranimin e pluralizmit politik ne Shqiperi.

Gjer ne mengjesin e 8 dhjetorit te vitit 1990 shqiptaret ne Shqiperi perjetonin shtypjen e diktatures me te eger, ndersa shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te zi dhe Serbi jetonin pushtimin e barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit ne Europe. Levizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirise dhe ndertimit te shoqerise se lire ne Shqiperi të daljes se vendit nga izolimi, te hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik te tij. Kjo levizje, ceshtjen kombetare, nga nje çeshtje te tradhetiar nga klika hoxhiste, e vendosi ne piedestalin e merituar per zgjidhjen e saj.

Idealet e rinise studentore te dhjetorit 1990 ishin dhe mbeten idealet me te larta me fisnike, njerezore dhe kombetare te shqiptareve. Keto ideale, energjia e tyre i ben shqiptaret te lire dhe me dinjitet njerezor, vendosen ne Shqiperi sistemin demokratik te bazuar ne tregun e lire, anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes, ne NATO, i dhane asaj statusin e vendit kandidat ne BE. Kosova u be e pavarur dhe shqiptaret jane me te lire se kurre ne historine e tyre.

Ndaj dhe 8 dhjetori i vitit 1990 eshte dita e nderimit te lirise dhe vlerave te saj nga mbare shqiptaret, e nderimit te vepres se pavdekshme te Azem Hajdarit dhe studenteve liberator, qe me guximin e tyre ne lartesine e nje legjende shkallmuan dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret!

Sot pas 29 viteve qytetaret shqiptare festojne dhe nderojne kete dite pasi brenda nje viti shnderruan ne shumice partine e idealeve te dhjetorit PD. Ata sot jane me e vendosur se kurre te shporrin nga pushteti narkomafien dhe shtetin e saj me ne krye bastardin e bllokmeneve hoxhist, qe i mbylli Shqiperise dyert e integrimit ne Bashkimin Europian, Edvin Kristaq Mafine apo tradhetarin e kombit shqiptar, Zografin Bis.

Sot perseri ne kete udhekryq te rrezikshem ne te cilen ndodhet Shqiperia, shpresa e vetme per te permbysur regjimin e kakistokracise te Edvin Kristaq Mafise eshte rinia e Shqiperise. Ndaj dhe duke i uruar asaj gezuar kete dite, ju bej thirrje te rinjve shqiptar te ngrihen te frymezuar nga kjo Dite e Lirise ne lartesine e idealeve te tyre dhe te permbysim sa me pare rregjimin e Edvin Kristaq Mafise dhe narkomafies se tij shteterore.

Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve libertor te Dhjetorit 1990. Zoti e bekofte Rinine e Shqiperise dhe misionin e saj! sb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një statusi në Facebook rendit faktet që sipas saj, tregojnë që rinia shqiptare është më e harruara

Bashkimi Europian i ka dhuruar 180 milionë euro Shqipërisë për të përballuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi përmes një deklarate nga selia blu denoncoi pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel të rinjve që të “bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e tyre dhe të atdheut”.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj politikës, si edhe kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar struktur