Berisha: Më 23 qershor zgjidhni alternativën e PD-së përballë asaj të bllokimit

17/05/2013 - 13:36

TIRANE, 17 maj 2013- Kryeministri Sali Berisha ka përuruar paraditen e sotme impiantin e ujërave të zeza në qytetin e Korçës, me një investim prej 37,5 milionë Eurosh, nga i cili do të përfitojnë 105 mijë banorë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha akuzoi sërish opozitën për bllokimin e marrjes së statusit të vendit kandidat, duke mos votuar tre ligjet e integrimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjehdjet e 23 qershorit të votojnë si zgjedhje alterantivën për punësim Mirëqënie dhe Intgrimin përballë alternativës së bllokimit.

“Ju bëj thirrje më 23 qershor të mendoni cila është alterantiav e PD dhe koalicionit të saj dhe hidhni sytë për një moment cila është tjetra, tjetra është akuza, akuza, akuza, shpifje bllokime dhe bllokime. Ata nuk votuan tre ligjet për të bllokuar statusin, nuk kanë votuar për marrjen e vizave, por së bashku i morëm ato, nuk votuan për MSAbënë gjithcka për ta bllokuar me blibila, por ne e firmosëm, ata nuk vtuan për Korçë-Qafë-Pllocë, për ndërtimin e unazës së Korcës, impiantit ndërtimin e landfillit, por ne i ndërtojmë ato. Këta deputët që i keni këtu mbajtën parlamentin dei në 5 të mëgjesit që të bllokonin Tiranë-Elbasanin, që shkurton distancën tuaj një orë me Tiranën. Ata nuk parë dhe nuk kanë interesata tuaja, sepse po t’i kishin kurrë nuk do t’u shkonte ndër mend të votonin në prag të zgjedhjeve kundër kredisë me rrugën Qafë-Pllocë-Qukës. Rrogat e pensionet do të rriten tani së shpejti. A mundet një opozitë të votojë kundër rritjes së pensioneve”-deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij shefi i qeverisë përmendi investimet e qeverisë në këtë qark dhe premtoi hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e rrogave dhe pensioneve si edhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore.

“Impianti ecën në drejtimin e mbrojtjes së qytetarëve të Korcës. E paraqet Korcën ashtu sic është në thellësinë e saj ndër më të pastrit për shkak të kujdesit konstant të qytetarëve të saj për shtëpitë, rrugicat e kopshtet, cdo gjë në këtë ansambël të mrekullueshëm.

Pas infrastrukturës rrugore, ajo ujore është e të njëjtës rëndësi. Furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm të standardeve më të mira, trajtimi i ujërave të zeza një ndër zhvillimet më madhore, kemi investuar në Korcë e mbarë Shqipërinë 550 milionë dollarë në ndërtimin e ujsjellësave- kanalizime në impiantet e përpunimit të ujërave të zeza”- deklaroi Berisha

Së shpejti – informoi ai- “përurojmë Vlorën, Sarandën, Velipojën dhe ne zotohemi se do t’i bëjmë ujrat tona ujrat e lumenjve liqeneve dhe detrave tona më të pastërtat që mund të ekzistojnë”.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.