Berisha: Minatorët do të dalin 55 vjeç në pension

18/05/2013 - 13:12

 

Premtimi i kryeministrit në 22 vjetori e grevës së përgjithshme të Sindikatave

TIRANE, 18 maj 2013- Kryeministri Sali Berisha paraditen e sotme ka marrë pjesë në aktivitetin që u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, me rastin e 22 vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

Kryeministri Sali Berisha u ka premtuar minatorëve uljen në 55 vjeç të moshës së daljes në pension.

Premtimi u bë me rastin e 22 vjetorit të grevës së përgjithshme të sindikatave të pavarura të Shqipërisë.

Në 22 vjetorin e grevës së parë të përgjithshme të 800 mijë punonjësve të Shqipërisë, për minatorët dhe jo vetëm ata erdhi premtimi më surprizë.

Rritja e mëtejshme e pagave dhe pensioneve është premtimi që vijon.

Për t’u kthyer tek 16 maji i 22 viteve më parë, kur Greva e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe greva e minatorëve të Valiasit bënë të mundur afrimin e zgjedhjeve parlamentare tre vjet më herët prej të cilave erdhi për herë të parë në pushtet Partia Demokratike.

Berisha tha se greva e përgjithshe në thelb nuk ishte për pagat, pensionet apo kushtet e punës, por per të ruajtur lirinë e sapofituar.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.