Berisha në Fier: Rama shkelmoi statusin, njësoj si marrëveshjen me Petro Kocin

15/05/2013 - 20:33

 

FIER, 15 maj 2013- Fushata prezantuese e kandidateve të djathtë për zgjedhjet e qershorit vijoi sot në Fier. Në fjalën e tij, kryeministri Sali Berisha tha se është në Fier për tu zotuar se kandidatët për deputetë nuk do të jenë të PD-së, por të çdo qytetari. 

“Kandidatët për deputetë këtu janë përfaqësues jo vetëm të PD, por tuajit të cdo aspirate tuaje, të halleve e derteve tuaja. Me deputetët tuaj do bëjmë gjithçka me përkushtim të madh, tu japim përgjigje më të mirë interesave tuaja, aspiratave tuaja, problemeve tuaja”.

Sipas Berishës, shqiptarët do të dinë të zgjedhin mes modelit të djathtë dhe atij të majtë duke votuar më 23 Qershor, të ardhmen e tyre. Në këtë pikë, kryeministri nuk kurseu as akuzat ndaj kundërshtarit të tij në politikë, z Edi Rama.

“Firmosëm reforma, ia dolëm me vizat, morëm anëtarësimin në NATO dhe u propozua Shqipërinë për vend kandidat për BE. Por KE la një detyrë shtëpie, 3 ligje, për të cilat me ndërgjegjësimin e tij, ishte arritur ujdia absolute. Statusin Shqipëria nuk e mori sepse, kreu i opozitës, mori përsipër përgjegjësinë historike të shkelmojë mbi një interes të cdo shqiptari, me atë lehtësi që shkelmoi marrëveshjen e Petro Kocit, shkelmoi KE, shkelmoi cdo interes të qytetarëve të Fierit”. 

Lista e kandidateve per deputetë ne qarkun, FIER 

Sokol Olldashi 
Mesila Doda 
Shpëtim Idrizi 
Kozma Dashi 
Bedri Miha 
Myslim Murrizi 
Florjan Dani 
Ferdinand Murati

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.