Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj ka folur lidhur me vendimin e DASH për shpalljen “non grata” në SHBA, ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në emisionin “Opinion”, Shehaj tha se nuk dëshiron të komentojë një vendim politik të SHBA, teksa shtoi se nuk ka prova për akuzat ndaj Berishës.

Kandidati për kreun e selisë blu pohoi se nëse merr drejtimin e PD, Berisha do të jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike. Po ashtu, Shehaj vlerësoi dhe punën e ish-kryeministrit Berisha për orientimin e Shqipërisë drejtë demokracisë perëndimore.

Blendi Fevziu: Cili është qëndrimin për vendimin e DASH për ndalimin e e hyrjes në SHBA të Sali Berishës?

Agron Shehaj: Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshmë për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit.Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjeshtë një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje.

Rakipllari: Berisha do të jetë në grupin parlamentar?

Agron Shehaj: Absolutisht, po.