Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një faqen e tij në ‘Facebook’ një foto ku shihet kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, të ulur te një lokal në Vollga, konkretisht te pista.

Berisha shkruan me ironi se Rama e Dako po festojnë shndërrimin e PS-së nga Partia Socialiste në atë Siciliste.

“Tek Vollga, Noriega me Gjushin dhe kusur para 30 min po festojne shnderrimin e Partise Socialiste ne Parti Siçiliste! Sb”, shkruan Berisha.   

Që prej ditës së djeshme, Rama bashkë me ministrat ndodhen në Durrës, ku zhvilluan mbledhjen e qeverisë si dhe një sërë aktivitetesh të tjera, siç ishin llogaridhënia publike edhe festimet me rastin e 27-vjetorit të themelimit të PS-së. Edhe gjatë ditës së sotme kabineti qeveritar do të zhvillojë një sërë takimesh në qytetin bregdetar.