Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton dhe mesazhin e një qytetari dixhital, ku shihen duke darkuar në Vlorë ministri Damian Gjiknuri dhe deputeti i PS-së Taulant Balla.

Sipas qytetarit dixhital, darka ka kushtuar 5 milionë lekë dhe në foto vihet re që është prezent edhe kreu i bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruan se ndërkohë që ata hanë darka luksoze, të varfërve iu presin kafshatën e gojës.

Statusi i Berishës:

Qeveritare qe zhgerryhen ne darka luksi si derrat e kenaqur!

Qytetari dixhital denoncon:

Taulant Gjuren dhe Damian Babezine, qe per vete zhgerryhen ne darka luksoze kurse te varferve iu presi kafshaten!

Lexoni mesazhindhe shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

“Doktor kush ua pagon kto darka luksoze ktyre me tre kamarier personal ne vlore dhe vlere 5 milion leke nderkoh qe ju heqin asistencen mijra familjeve ne mjerim!!”