Berisha-Ramës: Mos i fyej punonjësit e administratës, je rob i së shkuarës

18/05/2013 - 17:10

TIRANË, 18 maj 2013- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje sot kryetarit të PS, Edi Rama që të mos fyejë punonjësit e administratës që dalin në mitingje elektorale.Sipas tij, Rama duhet të mbajë zemërimin, pasi sa kohë që të votohet Berisha, punonjësit e administratës do të dalin në shesh me cilën parti të duan.

Nuk besoj kurrë se ka ekzistuar ndonjëherë ne Europë një opozitë e tillë. Rama deklaron se ata që vijnë në sheshin e PD, janë robër. Unë i them atij zotërisë se, duhet të mbajë zemërimin, nervozimin. I them nëse ke hyrë në këtë betejë, lufto, qëndro aty, por jo fyerje kolektive. Se punonjës të kësaj administrate, në Shkodër e në Vlorë, nuk janë robotë, por janë qenie shoqërore, politike dhe sa kohë të votohet Sali Berisha, ata do dalin në sheshe me cilën forcë politike të duan”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, të drejtë për mitingje kanë të gjithë, përveç disa kategorive të ushtarakëve dhe policisë.

Ata kanë të gjitha të drejtat politike të dalin në mitingje, përveç ushtarakëve, punonjësve të policisë dhe punonjësve informativë të shtetit. Të gjithë të tjerët jeni të ftuar të ushtroni vullnetin tuaj, të mbroni në fushatë pikëpamjet që dëshironi. Ndaj dhe i nderuar zotëri s’ke pse shkon në Gjirokastër dhe shpall e fyen punonjësit. U thua robër. Një mesazh më erdhi dhe më thoshte: ‘Z. kryeministër, ne jemi njerëz të lirë, ai mesa duket është rob i së shkuarës së tij, nuk kemi ç’ti bëjmë’. Po, po, por unë ju ftoj të injorojmë sharjet, akuzat, trillimet, dhe të vazhdojmë me vepra si kjo, me rrugë, shkolla, në mbështetje të fermerëve”, ka thënë Berisha nga Elbasani, ndërsa përuronte nisjen e punimeve për ndërtimin e një nënstacioni elektrik.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Bardh Spahia ka reaguar pas Ministria e Financave ka bllokuar buxhetin për Bashkinë e Shkodrës.

Presidenti Meta pranoi sot Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, z.Peter Zingraf, pasuesi i Susanne

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kua

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në Facebook një videomesazh ku sipas tij tregohen vjedhjet që janë bërë nga kryeministri Edi Rama

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipërinë mes 40 vendeve kryesore të pastrimi

Kryeministri Rama ka publikuar mesditën e sotme një postim të shkurtër të shoqëruar me foto për punimet që po kryhen tek shëtitorja “Taul

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi maxhoranca i dha dritën jeshile këshillit të bashkisë Shkodër.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur protestën në qytetin e Shkodrës.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se është në detyrë deri ditën që kryetari i ri i bashkisë do të bëjë betimin.