11 shtator 2013-Ish kryeministri Sali Berisha ka vijuar sërish me akuzat e radhës ndaj programit qeverisës që Kryeministri Edi Rama ka prezantuar gjatë pasdites së sotme në Kuvend. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur programi i qeverisë Rama është një ligjëratë bajate e një OJQ-je familjare, ku nuk ka asnjë shifër, , asnjë afat, asnjë kosto, asnjë projekt vetëm mashtrime. 

Postimi i Berishës 

Asnjë shifër, asnjë afat, asnjë kosto, asnjë projekt! S'ka 100 ditësh, s'ka 300 ditësh, ka vetëm mashtrim. Ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare. Ky nuk është PROGRAM! Të dashur miq, sot u njohëm me programin e qeverisë së Piktorit dështak. Si asnjë program tjetër në historinë e Parlamentit pluralist, ky program nuk përmban asnjë kosto apo buxhetim, asnjë afat të caktuar, asnjë projekt konkret, asnjë përqindje apo shifër të veçantë përveç 300 mijë vende pune, 155 mijë në bujqësi, por se me çfarë buxheti askush nuk e di.
Bashkë me vapën e gushtit na paska ikur jo vetëm 100 ditëshi, por dhe 300 ditëshi, të pregatitur me aq bujë, sekret dhe djersë në mbledhjet nomade te Vlorës dhe Shkodrës. Ky nuk është program qeverie, por thjesht ligjeratë bajate e një OJQ-je familjare fund e krye urrejtje ndaj opozitës dhe qeverisë së PD. Axhamiu 2 meterlik doli sot cullak, jo nudo si ne plazhe, por pa program para shqiptarëve. Pra antiglobalizem, mashtrim dhe vetëm mashtrim. Te vetmet të vërteta ne ato faqe janë një liste e gjate premtimesh por qe kane muaj dhe disa syresh vite tashme qe janë realizuar nga qeveria e PD. sb