Zgjedhjet parlamentare që do mbahen në vitin 2013 po afrojnë dhe në selitë e partive kanë filluar të mendojnë për fushatën zgjedhore që i pret. Por si po përgatiten strukturat e partive kryesore në këtë perudhë “qetësie” deri në hapjen zyrtare të fushatës? Pa dyshim PS dhe kreu i saj Edi Rama kanë filluar kohë përpara të mendojnë dhe të organizojnë strukturat dhe kanë përgatitur programe për garën elektorale të 2013. Pjesa më vitale e një partie padyshim që janë forumet rinore dhe të dy liderët e PS dhe PD i kanë mjaft për zemër forumet e rinisë të partive përkatëse. Duke vlerwsuar dhe imazhin publik që i japin takimet me strukturat e rinisë ato nuk kanë nguruar të dalin përpara ekraneve televizive me një veshje sportive dhe look trendy. Në Durrës, Kryeministri dhe lideri demokrat është parë disa herë në takime me studentë dhe anwtarë të Forumit Rinor.

Ditëlindjen e tij ai e festoi midis rininë demokrate dhe në takim binte në sy interesi i gazetarëve dhe kamerave televizive që bënë një pasqyrimin të plotë të eventit në emisionet e lajmeve.  Kreu i PS-së Edi Rama i bëri një fushatë të madhe mediatike nismës së tij për Re: FRESSH. Jo rastësisht Edi Rama pati si pikënisje të Re:FRESSH qytetin e Durrësit.  Me takimin e organizuar në Pallatin e Sportit në një atmosferë festive ai i dorëzoi 300 anwtarëve të rinj teserat duke replikuar takimet e liderit demokrat po nga qyteti bregdetar. PS pak kohë më parë mblodhi kongresin e saj ku u zgjodh edhe kryetarja e re e FRESSH-it. Pas një fushate disa mujore në çdo qytet të Shqipërisë pati një mbyllje “demokratike” të proçesit ku spikatën akuza reciproke të kandidatëve për parregullsi në proçesin e votimit. Padyshim që kreu i PS-sw Edi Rama me karakterin e tij ka qenë vendimtar në zgjedhjen përfundimtare të tw preferuarit të tij.  

Degët lokale të Forumeve Rinore PS dhe PD

Edhe të dy liderët lokalë të këtyre partive në Durrës reciprokisht Cara dhe Dako përpiqen të imitojnë kryetarët e tyre. Por mesa duket për arsye të ndryshme nga njëri-tjetri ata i kanë përdorur Forumet vetëm për imazh në ndonjë hapje apo prezantim fushate elektorale. Z. Dako vjen në politikë nga aktiviteti privat. Ai nuk ka dalë apo nuk është angazhuar me strukturat e forumeve rinore socialiste dhe si duket nuk ka ndonjë vlerwsim pozitiv për to. Në bisedat që kemi patur këto ditë me anwtarë dhe drejtues të FRESSH ata ankohen që atyre i mungon totalisht përkrahja e kryetarit të bashkisë Z. Dako. Në aktivitetin e fundit që ata zhvilluan Kupa e Vollejbollit nga strukturat e partisë mezi u arrit të financoheshin blerja e dy kupave si premio për fituesit. Kjo për ta duket si mos vlerwsim i punës qw bwnw për organizimin e këtij eventi. Ata ankohen për mospjeswmarjen e tyre në vendimmarrje nga strukturat e partisë apo në hapwsirat për punësimin e anwtarëve të FRESSH në administratën bashkiake. Megjithatë të bie në sy që ata janë djem dhe vajza plot energji, të cilët e bëjnë me pasion detyrwn duke besuar që puna e tyre është në të mirë të PS dhe komunitetit durrsak.

Ndërkohë në kampin demokrat gjërat lëvizin ngadalë. Kryetari i forumit, Rezart Kthupi, tashmë në bazë të statutit ka kaluar moshën për të drejtuar Forumin demokrat. Mospasja e ambicieve personale, impenimet si drejtues i AKU-së dhe raportet jo të mira me kryetarin Cara që prej zgjedhjeve të vitit 2009, ku Kthupi përkrahu fuqishëm Genc Jukwn (kryetar i AKU-së) për postin e kryetarit lokal të PD-së kanë bërë që Forumi demokrat në qytetin e Durrësit të jetë inekzistent. Anwtarët e Forumit Demokrat ndihen të paorganizuar. Ata shprehen që përveçsendonjë takimi me kryeministrin ku shkojnë vetëm miqtë e Kthupit për një shtrëngim dore me  z.Berisha apo ndonjë foto kujtim jeta e forumit nuk ekziston. Është absurde që shpërndarja e fletwpalosjeve apo ngjitja e posterave të jenë të vetmet aktivitete që mund të bëjnë anwtarët e këtij forumi. Gjithashtu disa nga anwtarët që ne kontaktuam këtë javë drejtojnë gishtin edhe nga strukturat drejtuese të PD në Durrës, të cilët lejojnë këtë situatë si dhe theksojnë faktin që ka një mungesë totale edhe në financime për forumin dhe aktivitetet e tij. Në pritje të zgjedhjeve të reja të këtij forumi ata shpresojnë që kryetari/ja të jetë një zgjedhje që të pasqyrojë aspiratat e rinisë demokrate dhe do të rivitalizojë jetën e këtij forumi.