Betimi i Vorpsit te noterja, Bardhi: Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore!

14/11/2019 - 12:21

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi shkruan në Facebook se ky veprim e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Sipas Bardhit, Arta Vorpsi është detyruar nga dikush që të bëjë këtë veprim pasi ajo është një njohëse e mirë e Kushtetutës.

POSTIMI I PLOTË

"Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore."

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: "Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës."

Tek noteri mund të bësh edhe "njësimin me origjinalin" të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist "Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e n

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me kamerën e ERTV, viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi paketën e rindërtimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit bashkë me buxhetin e vitit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu bën thirrje banorëve të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që të mos rrezikojnë për të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e min

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën, teksa publikon një video ku shfaqet

Presidenca ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama, i cili ka propozuar emrin e kreut të Komisionit

Ditën e djeshme, Katrin Treska u shkarkua nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë.