Betohen te Presidenti 3 anëtarë të SPAK, Meta: Hetoni të pavarur!

21/05/2020 - 16:10

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit të tre anëtarëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, prokurorët u betuan para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta.

Nga ana e tij, Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të rinj të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ju kërkuar të nisin menjëherë nga puna dhe të zhvillojnë hetime në mënyrë efikase, profesionale dhe të pavarur, ashtu siç duhet të funksionojnë të gjitha institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë.

Me këtë rast, Presidenti i Republikës apelon për të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të përmbushin detyrën e tyre në mënyrë efikase, profesionale dhe të pandikuar nga çdo ndërhyrje e brendshme apo e huaj, si dhe t’i qëndrojnë përherë besnik vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në respekt të saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i PS në Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik de

Bashkëkryetarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se PD-ja nuk e pran

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi janë shprehur se ende nuk ë

Kryediplomati shqiptar, Gent Cakaj, i konsideron sulme të ulëta politike disa pretendime në vend dhe në Prishtinë se Tirana synon ta

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Ish-presidenti Bamir Topi bëri deklaratën e fortë në emisionin "Kjo javë" në "News24" teksa tregoi se rruga e vetme se si mund të rrëzohe

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj deklaroi se çështja e Teatrit Kombëtar shërben si pretekst për kryeministrin Edi Rama, për të tensi

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka kundërshtuar vendimin e disa vende për moshapjen e kufijve me Italinë, për shkak të situatës

Rudina Hajdari i bëri thirrje anëtarëve të Këshillit Politik të arrijnë kompromis për sistemin zgjedhor, futjen e teknologjisë në zgjedhj

Teksa nuk na ndan shumë nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit