Bindja Demokratike thirrje PS-së: Larg duart nga zgjedhjet në qarkun e Durrësit

05/06/2019 - 11:42

Bindja Demokratike ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga tabloidi gjerman "Bild", mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, BD bën thirrje qeverisë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet në këtë qark dhe në të gjithë vendin, ndërsa ngre shqetësimmin për mekanizmin kriminal dhe korruptiv të deformimit të votës.

REAGIMI I BINDJES DEMOKRATIKE

QEVERIA TË MBAJË LARG DUART NGA ZGJEDHJET NË QARKUN E DURRËSIT

Përgjimet e fundit të publikuara nga tabloidi gjerman “Bild” mbi fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ngre para nesh shqetësimin se mekanizmi korruptiv dhe kriminal për deformimin e votës, i përdorur në zgjedhjet e shkuara, është ende aktiv. Sepse në qendër të skandalit është kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ose hierarku më i lartë i Partisë Socialiste në gjithë qarkun. I cili, sipas të gjitha të dhënave tona, është edhe propozuesi i kandidaturave për kryetar bashkie në Durrës dhe në Shijak.

Fakti që në vend të Dakos është caktuar një grua shumë e afërt me të, nuk e bën aspak më të qetë dhe më normale garën për Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, kandidatit i Partisë Socialiste për Shijakun, Elton Arbana, është një ndër personazhet kryesore që kanë dalë në përgjimin e publikuar nga prestigjiozja gjermane, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi fushatën që do të zhvillohet në këtë qytet.

BINDJA DEMOKRATIKE paralajmëron qeverinë që të mbajë larg duart nga zgjedhjet e 30 Qershorit në qarkun e Durrësit dhe kudo tjetër në Shqipëri.

Ajo njëkohësisht fton partnerët ndërkombëtarë dhe vëzhguesit e OSBE/ODIHR-it që të rrisin vigjilencën dhe ta trajtojnë këtë qark si një zonë me rrisk të lartë manipulimi, që fillon nga shitblerja e votës e përfundon me aktivizimin e segmenteve të kriminalizuara të shoqërisë për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike pas dy deklaratave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë euro pa garë në

Edhe institucioni i Presidentit të Republikës ndriçohet me ngjyrat e flamurit kombëtar italian në shenjë solidariteti me Italinë qe po ka

Pas problemeve në sistemin e e-Albania, kryeministri Edi Rama shprehet se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura nga qeveria për p

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa shpërndan postimin e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, duke theks

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkon presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që të zhbllokojë kalimin e kamionëve me mallra nga Kosova

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe lideri opozitar Lulzim Basha, kanë zhvilluar sot një video- konferencë, ku është diskutuar për çeljen e

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të Shtetit.

Edhe sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook grafikun me kurbën e koronavirusit, ku Shqipëria renditet në vendet e fundit në

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka nisur sot një letër Presidentit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico lidhur me situatën

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka reaguar pasi Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Itali, ku situata nga pandemia ës