Debatet për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së, vazhdojnë ende nga përfaqësuesit politikë të opozitës dhe pozitës.

Një gjë e tillë sipas Kreut të Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është lajthitje. Ai deklaroi se kryeministri nuk po qeveris por po tallet me qytetarët.

Ndër të tjera, Vasali tha se reforma zgjedhore duhet të konkludojë në dy shina kryesore: të ndalohet me çdo kusht  shitblerja e votës  dhe përfshirjen e krimineleve ne proces.

"Thelbi dhe dy shinat ku reforma zgjedhore duhet të ecë në rast se ajo duhet të jetë e besueshme që transformon rrënjesisht zgjedhjet e shqiptarëve, që transformon rrënjesisht rezultatin që del nga zgjedhjet dhe që prodhon qeveri legjitime, është të ndalohet shit-blerja e votës dhe kriminalizimi i saj pra përfshirja e kriminalëve edhe si kandidatë edhe si mbështetës nëpër fushata zgjedhore. Pa dhënien e përgjigjes për këto dy cështje cdo element dhe  cdo kozmetikë tjetër në reformën zgjedhore do të riciklonte farse të tjera më të shëmtuara dhe zhytjen e vendit në një antidemokraci të thellë, pasi vota do të ishte bërë pis dhe i konpromentuar. Pra në sinkron të plotë, besoj e gjithë opozita në këtë çështje do të jetë në një front të bashkuar, pasi po nuk u dhanë këto përgjigje baronët e drogës dhe krimit do mbajnë telekomandën e pushtetit."