Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëri është bërë pjesë e listës së tregjeve ndërkombëtare të kapitalit për blerje të Eurobondit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”,  kreu i qeverisë shkruan:

"Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion, pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundèrta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!"