Ministria e Financave ka reaguar për të sqaruar situatën e krijuar në Shkodër, pas deklaratës së Voltana Ademit se bashkisë i janë ndërprerë fondet.

Duke hedhur poshtë pretendimin e Ademit, ministria thotë se janë kryer të gjitha pagesat dhe urdhër pagesat e bashkisë Shkodër.

Reagimi i Ministrisë së Financave

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  përsa më sipër.    

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime.