Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Saranda, ku tregon se disa subjekteve iu është ndaluar aktiviteti, pasi kanë vepruar në informalitet.

Rama shkruan se goditja ndaj informalitetit është përshkallëzuar dhe do ketë zero tolerancë ndaj abuzuesve.

POSTIMI I RAMËS

Përshkallëzohet goditja ndaj informalitetit në zonën e Sarandës, ku një numër i konsiderueshëm subjektesh janë regjistruar, duke paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit dhe një numëri jo të vogël abuzuesish përsëritës, u është bllokuar aktiviteti.

Kontrollet vijojnë intensivisht me fokus mbi zonën bregdetare, sektorin e naftës dhe mallrat e tjera të akcizës me #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve