Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij në konferencën për rindërtimin tha se “presidenti ka më shumë se një shtëpi”.

Ka qenë zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i cili në një postim në Facebook shkruan se Presidenti ka vetëm një shtëpi, Shqipërinë.

“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë”, shkruan ai.