Bomba e Bashës për të fortin e Shijakut të arrestuar në Durrës (FOTO)

Postuar: 12/10/2017 - 22:09

Durim Keçi dhe Blendi Klosi

   Në emisionin “Opinion” Lulzim Basha bëri një deklaratë bombë lidhur me arrestimin e të fortit të Shijakut një natë më parë në Durrës.

Sipas Bashës, Durim Keçi (në të majtë të fotos kryesore) nuk arrestohej deri tani pasi ai ishte hequr nga database i Interpolit.

Sipas kreut të PD, Keçi është rihequr në database e Interpolit, pak para vizitës së Ramës në Itali, ku u takua me kryeministrin Gentiloni.

Në të njëjtën kohë, Basha bëri thirrje që të zbardhen tabulatet telefonike të Durim Keçit me Edi Ramën në vitin 2013.

Basha deklaroi se Rama e ka siguruar Durim Keçi se “përsa kohë të jem unë kryeministër nuk ka bir k… që të ekstradon ty në Itali”.

Kreu i opozitës tha se Keçi nuk është arrestuar gjithë këto vite pasi i shërbeu Edi Ramës për të marrë fitoren në Shijak dhe Durrës.

“Me këtë njeri mori pushtetin Edi Rama dhe Vangjush Dako”, tha Basha. 

Gjatë deklaratës së tij, Basha publikoi edhe disa foto ku i arrestuari mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, duket i pranishëm në selinë e PS së bashku me drejtues të mazhorancës, apo duke darkuar me këta të fundit, apo në foto me drejtuesin e fushatës së PS-së në Durrës, në vitin 2013, ministrin aktual Blendi Klosi. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas propozimit të Ramës në Kuvendin e Kosovës për një president të përbashkët si simbol të unitetit kombëtar, reagime të shumta vijnë nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 7 vota pro që t’i japë mandatin e deputetit Astrit Veliajt. Veliaj merr mandatin që dorëzoi Edu

Pas deklaratës së kryeministrit Rama nga Prishtina se një president i përbashkët Kosovë-Shqipëri do të ishte simboli më i mirë i një unit

Kryeministri Edi Rama gjatë forumit të biznesit Itali-Shqipëri që po zhvillohet në Tiranë, u ka bërë thirrje investitorëve italianë që të

   Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në festimet e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si dhe në seancën solemne të Kuve

   Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”.

Kryeministri Edi Rama, që ndodhet në Prishtinë për të marrë pjesë në festimet për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka folur për marrë

Në raportin prej 93 faqesh të Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinimit të organizatës europiane të futbollit UEFA, mes të tjerash p

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar këtë të shtunë 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi shkaktoi një ‘përplasje’ në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të qeverisë së Kosovës, R