"Bomba" e Lulzim Bashës/ Kreu i PD-së flet me emra për 3 deputetët e qarkut të Durrësit të lidhur me krimin

14/03/2019 - 18:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim me pedagogëm studentë të UAMD-së dhe anëtarë të Forumit Rinor të PD-së së qytetit bregdetar.

Gjatë takimit, Basha bëri një deklaratë të fortë duke akuzuar 3 deputetë socialistë të qarkut Durrës si anëtarë bandash kriminale apo përfaqësues të krimit në parlament. Sipas Bashës, deputetët Rrahja, Çyrbja dhe Ndraxhi nuk mund të përfaqësojnë popullin e qarkut të Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë. 

"Ai parlament është ilegjitim. Ai parlament nuk erdhi si vullnet i votës së qytetarëve. Kush më mirë sesa qarku i Durrësit për ta provuar këtë. Ju të gjithë e dini, Rrahman Rrahja nuk përfaqëson Krujën, Jurgis Cyrbja nuk përfaqëson Durrësin. Ilir Ndraxhi që nuk hap asnjëherë gojën në parlament nuk përfaqëson Shijakun, është i caktuari i bandave të Shijakut. Të paktën 3 deputetë të qarkut Durrës nuk kanë ardhur në parlament si pasojë e vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë, por kanë ardhur ose si kriminelë, anëtarë bandash, ose si përfaqësues të bandave të krimit. Dhe kur ke ardhur si përfaqësues i krimit nuk mund t’i shërbesh qytetarëve",- tha Basha. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me anë të reagimi në Facebook, ka sulmuar mediat që kanë bërë publik lajmi

Në mbyllje te vizitës së tij në Parlamentin Britanik dhe Dhomën e Lordëve, kryetari i PD, Lulzim Basha është takuar më anëtarët e Parlame

Edhe pse temperaturat janë shoqëruar me luhatje të vazhdueshme, qyteti i Vlorës ka shpejtuar për të hapur sezonin turistik për vizitorët

Pas marrjes në pyetje te Prokuroria e Krimeve të Rënda të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka reaguar kryetari i FRPD-së Belind

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se kryeministri Rama duhet të shkarkohet, pasi qeveria e

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë vendosjen e taksës në rrugën Tiranë-Durrës dhe se me ardhjen në pushtet të kë

OMONIA ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar si kandidat të pavarur për Bashkinë e Himarës F

Gjatë vizitës në Westminster të Britanisë së Madhe, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe delegacioni që e shoqëron, zhvilluan