Bonusi i qirave për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës, Rama i kërkon llogari Ahmetajt

25/03/2020 - 17:44

Gjatë mbledhjes online që po zhvillon me ministrat e kabinitetit qeveritar, kryeministri Edi Rama kërkuar sqarime nga ministri Arben Ahmetaj lidhur me bonusin e qirave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Rama i tha ministrit se të gjitha ankesat për bonusin e qirave në Durrës duhet të adresohen me urgjencë.

Pjesë nga dialogu:

Rama: Të gjitha ankesat për bonusin e qirave në Durrës duhet të adresohen me urgjencë.

Ahmetaj: Janë 1 miliard lekë dhe duhet rishikuar edhe një herë lista e plotë në mënyrë që të jenë të sakta dhe të procedojmë më tej.

Rama: Duhet të nxitësh të kryhet sa më shpejt procedura. Edhe për shkak të COVID-19 dera nuk hapet, por duhet zgjidhur. Lidhur me shtëpitë, e kemi thënë që ata nuk do të presin të ikë armiku.

Ahmetaj: Të dyja procedurat qoftë në Bashkinë e Tiranës, qoftë Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë filluar. FSHZH mbyll këtë të premte ofertat. Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës është në shqyrtimin e ofertave. Mund t’ju duhet që ta rihapin edhe një herë procesin.

Rama: Asnjë tolerencë. Shtëpitë do t’ua bëjmë më të mira se ç’i kishin. Asnjë vonesë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rëndohet situata e qytetarëve të bllokuar në pikën doganore të Kapshticës.

Janë të shumtë te moshuarit që në këto dite të vështira si pasojë e COVID-19, nuk kanë pranë fëmijët e tyre.

Kanë mbërritur 6 autoambulancat e para nga Turqia të kompletuara me pajisjet e një urgjence lëvizëse.

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në televizionin italian “Rai Uno” për të falënderuar artistin italian që luajti himnin kombëtar

Komisioni i ligjeve rrëzoi sot dy dekretet e presidentit Ilir Meta, të cilat i ishin kthyer Kuvendit për rishqyrtim.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e stafit të Urgjencës së Lezhës për të refuzuar shpërblimin 5 mijë lekë pasi pretendo

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat i ka kërkuar SPAK dhe KLSH verifikimin e aktit nënligjor

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot në Lezhë takim me prefektin Gjok Jaku, ndërsa ka vlerësuar punën e bërë nga institucionet lokale në

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili është

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook7 prillin e vitit 1939 kur fashistët pushtuan Shqipërinë.