Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas shkresës që presidenti Ilir Meta i dërgoi Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, ku thuhej se ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk ishte i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

Gjatë një konference për mediat, Kryemadhi tha se kush i nxjerr gishtin shqiptarëve, ta marrin mbrapsht atë. 

"Mendoj se zoti Borchadt mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese. Pasi Engjëll Agaçi mund ta kandidonte ate edhe në Kuvend. Sa i takon gishtit të mesit, kush i nxjerr gishtin shqiptarëve, ta marrin mbrapsht atë. Këta janë individë që fyejnë shqiptarët, integritetin e shqiptarëve, pavarësisht se ka ardhur për shkak të partive politike. Këta individë marrin përsipër që të bëjnë një fyerje të tillë. Çdo njeri ka mënyrën e vet për të shprehur protestën. Si diplomat mund të bënte ankesë me shkrim në ministrinë e Jashtme. Ai kaloi aty mes grave të indinjuara që iu ishin arrestuar njerëzit e tyre në mënyrë të pafajshme dhe provokoi."