Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një video nga liqeni i Bovillës.

Sipas Ramës, liqeni i Bovillës nuk është vetëm turistik, por pas investimeve të kryera, është rritur sasia e furnizimit me ujë në kryeqytet.

Mirëmëngjes nga Bovilla e bukur, por aspak thjesht turistike. Liqeni i Bovillës falë investimeve tona ka rritur sasinë e furnizimit dhe kapacitet e filtrimit të ujit në Tiranë”, shkruan Rama.