Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shprehet kryeministri Edi Rama ka përdorur figurat publike me futjen në listat për kandidate për deputete të Luljeta Bozdos dhe Najada Comos.

Në një intervistë për “Ora News”, Kryemadhi foli dhe për listat e PS, duke thënë se po i pastron duke larguar persona të cilët nuk janë akuzuar për shit-blerje votash, apo  për korrupsion.

“Është një zgjedhje personale e Ramës dhe më pas zgjedhje e strukturës së Partisë Socialiste. Mezi po pres të shikoj listat e Rilindjes që do të dalin deri në orën 12 dhe më pas mendoj që nuk ka më nevojë që të merremi më me listat e tyre sepse do të merren vete qytetarët, vetë socialistët e ndershëm. Por për të dalë të znj. Bozo dhe Najada Çomo mund të them që mendoj që ne duhet ti japim fund përdorimit të figurave publike  për të mbuluar dështimet e klasës politike dhe aq më shumë të Kryeministrit. Megjithatë kjo është një zgjedhje personale e secilit nga ne që për arsye nga më të ndryshmet pranojmë të bëhemi pjesë apo jo e disa gjërave, të cilat dashje pa dashje, ndoshta dhe për momentin nuk i kuptojmë se nuk jetojmë me realitetin, por nuk është problemi tek figurat publike, por tek ai që kërkon ti përdorë. Pasi përdori gjithë socialistët për ta kapur, shfrytëzuar dhe shpërdoruar pushtetin, tashmë nuk i duhen më socialistët dhe i flaku, dhe fillon përdor figurat publike për të cilat njerëzit prisnin diçka ndryshe.”– tha Kryemadhi.