Mëngjesi i sotëm ka nisur me mot të bukur, por kjo nuk është një arsye për të dalë nga shtëpia. Numri dy i qeverisë, Erion Braçe, përmes një postimi në Faceboook, iu kërkon shqiptarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas tij, nisja e kësaj jave përkon me kohën e inkubacionit të virusit çka mund të sjellë një numër më të lartë të infektuarish.

STATUSI I PLOTË

Mirmengjes!
Diell!
Por eshte java me e veshtire e mundshme;

Koha e inkubacionit perputhet me kete jave, kjo mund te sjelle te tjere njerez te infektuar dhe ata mund te infektojne edhe me shume njerez!
Ndaj #RRINESHTEPINETENDE!
Vecanerisht te moshuarit, femijet qe bartin e transmetojne,
cilido tjeter qe vuan nga patologji te tjera, te cilat te kombinuara me korona virus, vrasin!
Kemi zgjedhur te mbrojme jeten tende!
Ti duhet te bashkepunosh!
Zbato rregullat!
Nise duke ndenjur ne shtepine tende ne javen me kritike!