Braçe ironizon Bashën: Berisha i denjë të kandidojë në Gërdec ose Bulevard

18/09/2020 - 12:04

Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar pasi kreu i PD-së, Luzim Basha deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha do të kandidojë si deputet në zonën që do të dëshirojë ai.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ironizon punën e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve që PD ka zgjedhur , ku shkruan se ata janë sa për sy e faqe për të bërë sa më demokratik procesin e përzgjedhjes të personave që do vetë kryedemokrati.

Sipas tij, Berisha duhet të kandidojë në Tropojë, Gërdec apo Sarandë.

"Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërroje edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorat kanë një detyrë: Ti gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë! Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t’u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarandë mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarande! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?", shkruan Braçe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një publikimi në Facebook, lidhur me vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD, për  mos e

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me çështjen e nënshtetësisë së futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina.

Vijojnë retorikat e tensionuara mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin Fatos Nano. 

Partia Demokratike zbardh listin e kandidatëve të mundshëm që deputetë që u vlerësuan pozitivisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatë

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ne Facebook pas lajmeve të publikuara në media lidhur me një

Opozita e bashkuar me anë të një deklarate të mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshënde

Një ditë pasi Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhj

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, që u shoqërua sot në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, është liruar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot nga afër njësinë 3, zonë në të cilën janë kryer punime në 38 rrugë si Rr.