Kreu i komisionit të ekonomisë, Erjon Braçe ka njoftuar edhe një herë vendimin që është marrë sot në komisionin që ai drejton që ka të bëjë me taksat për ndërtesat.

Ai bën me dije se nga këto taksa do të përjashtohen pensionistët që jetojnë vetëm në banesë, por edhe familjet që marrin ndihmë ekonomike.

Pensionistet e vetem dhe familjet me ndihme ekonomike, nuk do te paguajnë taksen e nderteses! Jam i kenaqur qe grupi i deputeteve te PS ne komisionin e ekonomisë, vendosi sot te perjashtoje nga pagimi i taksës se ndërtesës, pensionistet e vetëm dhe familjet me ndihme ekonomike”, shkruan Braçe në profilin e tij në facebook.

Ndër të tjera, ai bën me dije se “Komisioni po verifikon te gjithë legjislacionin qe u jep te drejtën bashkive, te përjashtojnë nga pagesa e taksës se ndërtesës, personat me aftësi te kufizuara qe janë kryefamiljare e nuk kane asnje pjesëtar te familjes te punësuar”.

Dua t’i falenderoj publikisht koleget, Blerinën si relatore, Kryeministrin qe e mbështeti këtë propozim qysh ne mbledhjen e grupit te deputeteve socialiste dhe ministrin e Financave qe vigjeloi deri ne formalizimin e votimin e këtij propozimi! Nganjëherë, politika vlen edhe për kaq!”, thotë Braçe.