Braçe: Pushtet pa zgjedhje nuk ka më, ka vdekur!

13/06/2019 - 12:07

Nga seanca parlamentare zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se Presidenti i Republikës, Ilir Meta po krijon një precedent të rrezikshëm për vendimin e tij për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

Braçe tha se Partia Socialiste ka hyrë në zgjedhje edhe kur e “kanë vrarë” duke përmendur vitin 2013.

"Pushtet pa zgjedhje nuk ka. E drejta për të zgjedhur me votë përfaqësuesit në Kuvend dhe pushtetit vendor nuk mund të pezullohet pavarësisht postit dhe madhësisë së zyrës që ka. Krim më të madh kushtetuese nuk ka. Imagjinoni vitin 2021, PS të dalë dhe të thotë nuk dua këtë datë zgjedhjesh, nuk marrë pjesë dhe kështu i bie të rri pafund në pushtet. Precedenti i rëndë i krijuar nga Presidenti nuk duhet legjitimuar.

Mbyllni pak sytë dhe kthehuni pas në 2013-n, ku PS hyri në zgjedhje pasi këta e vranë këta që duan të krijojnë këtë precedent. PS hyri në zgjedhje pa pasur kërkënd në KQZ. Ne nuk duam pushtet pa zgjedhje. Ne kurrë nuk e kemi bërë që të lëmë shqiptarët pa zgjedhje. 30 qershori është rrugë e nisur, kushtetueshmërisht, ligjërisht, nuk ndalet, nuk shfuqizohet. Pushtet pa zgjedhje nuk ka më. Ka vdekur në 2017. Kërkush nuk duhet t’i imponojë mazhorancës një krim kushtetues."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla sulmon gjyqtaren e Durrësit që vendosi të mos i japë mandatin e deputetit kandidates socialis

Numri dy i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar vendimin e Gjykatës së Durrësit për mos ti dhënë mandatin

Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos i dhënë mandatin kryebashkiakes

Deputeti demokrat, Lefter Maliqi e ka cilësuar lajm të mirë për shqiptarët faktin që as Gjykata e Durrësit dhe as e Tiranës nuk legjitimu

Pas Durrësit, edhe Gjykata e Tiranës nuk i ka dhënë mandatin kandidatit të PS në Vorë, Agim Kajmaku.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur mesazhit të Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se më 13 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore

Kryeopozitari Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Durrësit për të mos njohur zgjedhjet lokale të 30 qershorit në këtë bas

Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti dhe disa nga deputetët e opozitës së re do të zhvillojnë nesër një interpelancë me ministren

As ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nuk ka mundur t'i rezistojë efektit që po përdorin të gjithë njerëzit, se si do të duken kur t