Zv/kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale ka thumbuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Braçe shprehet se teksa kryeministri i Islandës ka veshur uniformën në shërbim të njerëzve në luftën kundër koronavirusit, Shqipëria ka një mjek që i ka marrë gjithçka këtij vendi dhe që tani kërkon më shumë vdekje nga shtëpia e tij e luksit.

“Kryeministri i Irlandes, vesh uniformen e mjekut e shkon ne sherbim te njerezve me Coronavirus! Po ne?

Kemi një mjek që i ka marrë gjithçka këtij vendi, që kërkon më shumë vdekje nga shtëpia e tij e luksit

Kemi një mjek që i ka marrë gjithçka këtij vendi,

Që vë në dyshim mjekët që po japin shpiortin për të shpëtuar një jetë më shumë;,

Ne kemi dhe një mjek më shumë që i ka marrë gjithçka këtij vendi,

Por veç për sëmmundje nuk flet!

Asnjeri prej tyre nuk eshte kthyer kurre ne zanatin e tij;

Asnjeri prej tyre nuk e veshi uniformen e mjekut as tani kur ka kaq nevoje;

Asnjeri prej tyre ne pushtet nuk i shtoi nje tulle shendetesise qe trasheguam ne vitin 1990-te;

Asnjeri prej tyre nuk shton asgje ne sherbimin publik shendetesor!

Prej shendetesise me politiken i morren gjithcka popullit, njeri edhe jete!

Kurre nuk i kane kthyer qofte edhe nje ore sherbim, sic kryeministri i Irlandes!

Mjek lind, Politika te shben! Edhe si njeri!”, thotë ai.

Në një tjetër postim për Sali Berishën, Braçe thotë se “në 100 vite pushtet ne organizate, parti, klinike, fakultet, qeveri, shtet, Sali Berisha ishte i pafat, i ra vec nje grip, ai i shpendeve, e perballoi keshtu, duke ngrene pula! tani shan, mallkon, nxin pse gripi i ri eshte me karantine, veteizolim, distancim fizik! Ai vetem kryetarin e opozites izoloi ne burg atekohe”, shkruan zv.kryeministri.