Zv.kryeministri Erjon Braçe ka suluar sërish opozitën, e cila është e vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në Instagram, Braçe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë më 30 qershor dhe të mos gënjehen nga opozitarët.

POSTIMI I PLOTË

Ku ndodh kjo? Kam qysh ne vitin 1996 ne zgjedhje;

#BETEJAPERTEVOTUAR merr kohen me te madhe ne cdo pale zgjedhje; E ka emrin ne liste apo jo, e ka ne qendren e tij te votimit apo e cuan kund tjeter, po familja a e ka emrin ne lista, eshte ne nje liste apo ne disa, ka certifikate dhe a lejohet per te votuar, e beri gishtin me boje apo boja del, i vajti kush ne shtepi me leke apo jo, ai drejtori po bredh fshat me fshat me cante me leke naten dhe duhet ta zeme, i kaloi ne provim ai drejtori tjeter djalin e vajzen e atij, a ja ndryshoi voten, ja dha tapine e tokes dhe e beri per vete, se le te votoj dhe e ka mbyllur ne shtepi, e rrahu dhe se la te votonte kund, e nxorri fleten e votimit jashte qendres se votimit dhe a nisi karruseli manipulues apo jo, ka dale Xhiku prej burgu dhe me makinen e policise e kane sjelle ne lagje te votoje e bej vota per nje leje burgu, e lexoi mire fleten e votimit apo jo, e numeroi se ne monitor su duk etj etj. I njejti film! E njejta histori! #PUSHTETPAVOTA ESHTE QELLIMI!

Kane qe nga 1 janari qe po bejne betejen e jetes per te mos lejuar ty-njeriun e zakonshem #TEVOTOSH! Nga fillimi ne fund duan vec kaq, #TENDALOJNETEVOTOSH!

E nisen me daten, e caktuan ne mes te veres-te nxehtit dhe plazhit, e bene qe ti te mos votosh, ne mes te fushates ne bujqesi, e bene qe ti te mos votosh, ne mes te sezonit edhe te punes sezonale rreth e rrotull nesh, e bene qe ti te mos votosh! Por kaq, serish nuk eshte gje para tjetres; Dhunes barbare shperthyer prej tre muajsh, me benzine e zjarr, kudo, e bejne qe ti te trembesh e te mos votosh!

Prej 10 ditesh kane nxjerre neper tv figura here te fryra nga rakia, here nga botoksi e heren e fundit nga urrejtja; Bejne si mendjemadhe, te pavarur, bashkohen si pjeshka hormonale #metoo me njeri tjetrin dhe dhunojne ekran me ekran, e bejne qe ti te mos votosh!

Shihi edhe nje here, nje nga nje! Kujtohu, mendo se si i njeh, si i ke takuar heren e pare, shihi sot e krahasoji, shquaj ndryshimin, fizik, moral e pasuror, kthehu tek familja jote e shih nje per nje jo vetem njerezit e tu por gjithe cke bere me nder e djerse! Ndaj #TIJEPIFUND! #VOTONE30QERSHOR! Ty dhe voten tende presin!