Përmes një postimi në Instagram, zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ironizuar kryebashkiaken e qytetit të Shkodrës, Voltana Ademin.

Teksa poston një foto, Braçe i bën thirrje Ademit që të pastrojë plehrat në qytetin verior dhe mos t’i krijojë Shkodrës një mëngjes të trishtë dhe banal.

“Molotana apo Boltana: Mblidh plehrat! Boll i lëshove rrugëve! Mëngjesi banal e kriminal në Shkodër! 30 qershor jepi fund ti! Voto të rikthehet puna!”– shkruan Braçe.