Braktisi politikën, Malaj flet për “konfliktin” me PS

06/05/2019 - 23:21

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, si i larguar nga skena politike, ka komentuar konfliktin e tij me Partinë Socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “A-Show” në “News 24”, ish-ministri u shpreh se gjatë karrierës së tij politike nuk është servilosur asnjëherë, ndërsa shtoi se ka bërë një fushatë pozitive dhe se do të kthehet në politikë.

“Pas 2009 problemet në PS filluan të shtoheshin. Në asnjë sfidë politike nuk janë orientuar nga mbijetesa.

Nuk jam servilosur kurrë për të qenë kandidat potencial. PS duhet të demokratizohej para se të vinte në pushtet. Kam kërkuar kufizim të rolit të disa personave në PS. Kam mbështetur Ramën në kohën kur ishte kryebashkiak

Nuk prisja të më mëshironte dikush, kam programet e mia. Kam bërë një fushatë pozitive, do kthehem në politikë. Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Të matësh suksesin e financave, më e thjeshta.

Niveli politik merr votën për të bërë reforma. Jam i shqetësuar për financat e vendit. Kriza aktuale, rrezik shumë i madh, financat në risk. Ka probleme të mëdha të ‘qeverisjes me kompjuter’. I gatshëm të përballem me Veliajn. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin. Fushata e mbjelljes së pemëve, për të përmirësuar imazhin. Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër, ketu e kam fjalen qe ne Shqiperi qeverisim me gjoba”- u shpreh Malaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në takimin me ambasadorët e vendeve të huaja, Rama ka shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjitha ekipet e huaja të kërkim-shpëtimit të

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaron për Zërin e Amerikës se viti 2019 ishte një vit i mbrapshtë dhe shpreson që 202

Ish-drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, Agron Tare, është emëruar ditën e sotme zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jas

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka bërë thirrje prokurorisë që të ketë kujdes dhe të zbatojë ligjin sa i përket çështjes së kreut t

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Luig

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për dorëheqjen e kreut të AKEP, Ilir Zelës, të cilin e përgëzon se nuk zgj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi disa nga temat kryesore që ka diskutuar në takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, L

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në orën 18:00 me anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë, të cilët kanë qenë në ter

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare ku shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afë

Pas deklaratës që Ardian Dvorani bëri për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ka reaguar Presidenca përmes zëdhënësit të saj,