Ish-deputetja demokrate dhe ish-Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ditën e djeshme ka marrë pjesë në festën e Domates në Shëngjergj, e organizuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Nga Shëngjergji, Bregu ka thumbuar kryedemokratin Lulzim Basha, teksa iu kujtonte të gjithëve se rruga drejt fshatit është ndërtuar në kohën e qeverisë Berisha, të cilën Bregu e etiketon si koha e PD-së së Vërtetë.

"Ne Shengjergj! Ne fshatin ku jam mbese, permes rruges qe ndertoi PD e vertete,vetem 40 km larg Tiranes, aty ku ka edhe lume edhe mal edhe ujvare dhe liqen, edhe me shume nevoje per vemendje & zhvillim te qendrueshem rural!" shkruan Bregu.