Kryeministri Edi Rama nga Pogradeci komentoi vendimin e gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg 4 nga shtatë të arrestuarit ndërsa tha se ata janë nxjerrë në rrugë për interesa të atyre që flenë në shtëpitë e tyre.

Rama shtoi se ata do të vijojnë të mbahen në burg, pasi i ka kapur kodi i pengimit të zgjedhjeve lokale ndërsa në fund ironizoi edhe ish-deputetin, Edmond Spaho.

“Do sot morën dënim, është gjynah. Ata nuk i nxori aty as babai as mamaja, po i nxorën ata që flenë në shtëpitë e tyre. Spaho kishte dalë dhe thoshte këta janë të burgosur politikë. Ata në shtëpi nuk shkojnë dot, sepse i kapi neni i pengimit të zgjedhjeve. Tani. Po bëhet burg për profesor Spahon. A shkohet në burg për një grup njerëzish, që pasi morën njerëzit dhje i nxorën në rrugë dhe dogjën mandatin thanë se ne jemi populli dhe ne do të bëhemi populli. Janë me dhjetëra burgjeve sepse kanë shkelur ligjin, për llogari të Ilirit  dhe Saliut. Shkojnë e futen në burg sot disa njerëz për Spahon”-tha  ai.