Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar përmes një statusi në Faceboook pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe asaj të Elbasanit për të lënë në burg ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika, i cili vjen nga radhët e kësaj force politike.

Mehmetaj thotë se frika që ka kapur Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë sipas saj institucioneve të drejtësisë. Mehmetaj thotë se Tahiri, Gjiknuri, Beqja dhe të tjerë ministra duhet të ishin sot në burg.

Statusi i Kejdi Mehmetajt:

Frika që ka kapur Edi Ramën po nxjerr në shesh uzurpimin që i ka bërë institucioneve të drejtësisë.

Asgjë që KM po bën nuk do e ndalojë popullin të tërhiqet nga rruga që ka nisur për ta hequr atë nga karrigia që po mban peng.

Gjyqet politike që ka nisur nuk i mbulojnë dot dosjet që po lë në heshtje prokuroria e kapur.

Tahiri, Gjiknuri, Beqja, të tjerë ministra dhe Rama vet do duhej të ishin sot mbas hekurave.

As arrestimet në mes të natës, as urdhri i prerë që ditën e diel të vazhdoheshin sulmet politike, nuk fshehin dot zullumet e kësaj qeverie të cilës gjella e tepsisë u është djegur e tymi është shpërndarë gjithandej.

Zoti. Xhika do e provojë pafajësinë e tij përballë drejtësisë, po ju o peshqit e mëdhenj çdo ju mbetet përpara popullit !?