Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e mëhershme të kryetarit të PD se kryeministri Edi Rama i kishte çuar atij njerëz në zyrë që t’i propozonte postin e kryeministrit dhe Rama president.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, analisti Bushati tha se ai ka informacione që Rama ka çuar njerëz dhe në vilën e tij.

“ Unë në fakt di diçka që nuk do ta shkruaja vetë, por e di që njerëzit e Ramës i kanë shkuar në vilë Bashës. Rama është ai që po bën të gjithë gjënë për të vjedhur zgjedhjet”, tha ai.