Bushati përshëndet vendimin e Ramës për të kryesuar vetë OSBE-në

22/11/2019 - 21:59

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se kryesimi i OSBE nga vetë kryeministri Rama është një garanci më shumë për efektivitetin e këtij procesi.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Politikën e Jashtme, Bushati komentoi vendimin e kryeministrit për të kryesuar vetë OSBE vitin e ardhshëm duke mos ja lënë këtë detyrë zëvendësministrit Gent Cakaj.

“Është mjaft inkurajues fakti që siç ka deklaruar publikisht Kryeministri, ai do të jetë dhe kryetari i radhës i OSBE-së sepse është një garanci për efektivitet më të madh për ti përfshirë të gjithë institucionet në këtë proces. Kujtoj që Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, SHISH, Parlamenti nuk diskutohet, por dhe sektori civil duhet ta ndjejnë veten pjesë të këtij procesi dhe shpresoj shumë që duke filluar nga viti tjetër klima politike në Shqipëri të jetë më e paqtë dhe më bashkëpunuese  për ta konceptuar këtë proces si një koncept mbarëkombëtar”, tha Bushati.

Bushati bëri dhe një apel për Ministrinë e Jashtme duke i kërkuar që të jenë më të kujdesshëm me burimet njerëzore.

Ai i bëri apel Ministrisë së Jashtme që të tregohet më e kujdesshme me burimet e saj njerëzore qoftë në vendin tonë, ashtu edhe në shërbimin diplomatik.

“Siç e kam diskutuar dhe në mbledhje të tjera, mendoj që pjesa e burimeve njerëzore është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë. Ky komision mund të bjerë ose jo dakord për politika të caktuara që mund të ndjekë qeveria por nuk ka tagër për tu marrë me çështjet e burimeve njerëzore dhe ne mund të diskutojmë në princip për këtë gjë”, deklaroi ai.

Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të marrë presidencën e OSBE-së, ndërkohë kryeministri Rama ka deklaruar se për shkak të rëndësisë, do ta kryejë personalisht këtë detyrë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama dhe imami Elvis Naçi ka qenë sot në Thumanë për të parë nga afër punën që po bëhet për përgatitjen dhe ngritjen e n

Tashmë siç e ka bërë zakon kryeministri Edi Rama së bashku me kamerën e ERTV, viziton familjet e prekura nga tërmeti.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi paketën e rindërtimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit bashkë me buxhetin e vitit

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ministrin e Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj.

Kryedemokrati Lulzim Basha iu bën thirrje banorëve të Durrësit, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, që të mos rrezikojnë për të

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot të Dërguarin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, Jean Todt.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me vendimin e kryeministrit për të emëruar Arben Ahmetajn në postin e min

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën, teksa publikon një video ku shfaqet

Presidenca ka reaguar pas ndryshimeve në qeveri të propozuara nga kryeministri Edi Rama, i cili ka propozuar emrin e kreut të Komisionit

Ditën e djeshme, Katrin Treska u shkarkua nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshmë në Ministrinë e Drejtësisë.