Koordinatori i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Ditmir Bushati ka prezantuar kandidatin për këtë bashki, Valdrin Pjetrin si edhe listën me 51 kandidatët për këshilltarë bashkiakë.

"Kam kënaqësinë që të informoj opinionin publik në Shkodër që kandidati jonë për këtë bashki do të jetë Valdrin Pjetri. Ai është nga Shkodra dhe shërbyes publik në disa instituticione të vendit dhe jam i bindur që energjitë, eksperiencën do ta kombinojë me prejardhjen familjare dhe mbështetjen e PS. Do ti ofrojmë Shkodrës një vizion të ri për zhvillim. Ne sot prezantuam dhe listën finale të anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Në listë ka një barazi të plotë në përfaqësimin e grave dhe burrave në Shkodër."

Ish ministri tha për gazetarët se vendimi i opozitës që për të mos marrë pjesë një zgjedhje nuk është vendimi PS dhe se do preferonin të kishin përballë një kundërshtar përballë.

"Kjo nuk është zgjedhja jonë. Do kishim preferuar që përballë të kishim kundërshtar. Procesi deri më tani ka qenë i hapur.  Ne jemi përgatitur me takimet që kemi bërë dhe mendoj që kur vjen puna për Shkodrën kemi shumë se çfarë të propozojmë dhe aq me tepër duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet bashkia sot Shkodër."