Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati e shikon si një rezultat të punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare, zgjedhjen sot të Shqipërisë për herë të parë anëtare të përkohshme të Këshilli të Sigurimit të OKB.

Bushati shkruan në një postim në “Twitter” se vendi në OKB është një përgjegjësi serioze.

“Ulja në Këshillin e Sigurimit është një përgjegjësi serioze, politikisht dhe moralisht. Që nga anëtarësimi në 1955, Shqipëria u zgjodh sot për herë të parë në Këshillin e Sigurimit. Ky është një rezultat i punës së palodhur gjatë gjithë viteve të diplomacisë shqiptare!”, shkruan Ditmir Bushati.