Buzë detit dhe me të rinjtë! PDIU e çel kështu fushatën elektorale në Durrës (VIDEO)

25/03/2017 - 17:00

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka çelur fushatën elektorale në Durrës në një aktivitet me të rinjtë, të mbajtur në shëtitoren “Taulantia” pranë bregut të detit.

Me radhë, të rinjtë e kësaj partie në fjalimet e mbajtura kanë ngritur problemet më shqetëuese sipas kësaj force politike, siç janë braktisja e Shqipërisë nga të rinjtë, mungesa e punësimit të tyre, problemet ekonomike që shqetësojnë familjet me ndihmë ekonomike etj. 

Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së, deputete e Kuvendit Popullor, deklaroi se ndër pikat kryesore të fushatës elektorale të PDIU-së për të rinjtë është arsimi i tyre.

“Shkollat janë bërë kakofoni, të rinjtë e arsimuar janë të papunë, ne do të mbështesim familjet me shumë fëmijë, që fëmija i tretë dhe i katërt të kenë mbështetje nga shteti”, tha Doda.

Krenar Lasku, kreu i PDIU-së në Durrës, në fjalën e mbajtur deklaroi se në objekt të fushatës së PDIU-së do të jetë zgjidhja e çështjes çame, por dhe problemet që shqetësojnë qytetarët durrsakë.

Aktiviteti vijoi me pyetje-përgjigje nga pjesëmarrësit të cilët ngritën një sërë shqetësimesh kryesisht me karakter ekonomiko- social, dhe të mungesës së vendeve të punës.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, End

Pas denononcimit të Partisë Demokratike, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas

Partia Demokratike denoncoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytu

Rastet e lirimeve nga burgu, në shumicën e rasteve edhe në mënyrë antiligjore, ka sjellë reagimin e opinionit publik.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i kërkoi Bashkimit Europian që të mbajë fjalën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe

Nënkryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me padinë që depozitoi ndaj homologut të Kosovës, Ramush Hara

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me padinë e ngritur nga kryeministri Rama, ndaj Ramush Har

Presidenti i Republikës Ilir Meta çmoi sot Dëshmorin e Atdheut Hamit Dollani (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motiva

I pranishëm në konferencën XVI të komisioneve parlamentare, ambasadori i BE në Tiranë, Luiggi Soreca deklaroi se vendet e rajonit që pres

Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj ka sjellë reagime të shumta në skenën politike sh