Ka përfunduar mbledhja e Grupit të Punës të Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore. Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha në fund të mbledhjes së opozita ka propozime konkrete për zgjidhje, përsa i përket votimit.

Çështjet themelore në planin e opozitës, sipas Bylykbashit, janë lufta ndaj shit-blerjes dhe manipulimit të votave.

“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit. Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”, tha Bylykbashi.

Pyetjes së një gazetari se "Kur do keni takim me mazhorancën?", Bylykbashi iu përgjigj:

"Propozimi jonë është i qartë në tryezë, me planin pesë pikësh. Zgjidhjet e mazhorancës janë krejtësisht të pabesueshme."