Bylykbashi: Kodi Zgjedhor i Ramës "vret" kandidatët e pavarur

24/10/2020 - 10:08

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi deklaroi se Kodi Zgjedhor i miratuar nga maxhoranca "vret" kandidatët e pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një reagimi në "Facebook", Bylykbashi duke sjellë shembuj të vendeve europiane si Spanja dhe Gjermania, pohoi se me këtë sistem nëse kandidati i pavarur mbledh vota te mjaftueshme për një mandat në qark, ai skualifikohet nëse nuk arrin 1% te votave në shkallë vendi.

Sipas demokratit, Rama hoqi me kushtetute të drejtën e koalicioneve që të propozojë kandidatë, ndërsa tha se më pas sajoi një lloj koalocioni që sa me pak parti të bashkohen kundër tij. Kujtojmë se dje presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor.

REAGIMI I BYLYKBASHIT

Kodi Zgjedhor i Edi Rames vret kandidatet e pavarur.

Me sistemin zgjedhor gjerman te viti 2000 me 100 zona mazhoritare dhe 40 mandate ne një zone proporcionale ne shkalle vendi, një kandidat i pavarur zgjidhej në zonën mazhoritare pa patur nevoje për te kapërcyer ndonjë prag zgjedhor kombëtar siç u duhej partive.‎

Me sistemi proporcional ra‎jonal spanjoll te vitit 2008, kandidati i pavarur zgjidhej ne qarkun ku kandidonte pa patur nevoje për te kapërcyer ndonjë prag zgjedhor rajonal siç i duhej partive, mjaftonte qe ai te arrinte votat qe duheshin për një mandat.

Me sistemin Paçavure Rajonale që sajoi Rama, edhe nëse kandidati i pavarur mbledh vota te mjaftueshme për një mandat ne qark, ai skualifikohet nëse nuk arrin 1% te votave ne shkalle vendi. Kodi i Ramës, duke aplikuar pragun 1% për “subjektet zgjedhore” barazon kandidatin e pavarur që propozojnë zgjedhësit, me partinë apo koalicionin që ka mijëra militante nga pas.

Nese votojne‎ 1,5 milione zgjedhes, qe kandidati i pavarur te kete te drejte te futet ne gare per mandat duhet te kete marre 1% te votave ne shkalle vendi apo 15 mije vota, njesoj sa nje parti‎ politike apo koalicion. Ama partia apo koalicioni mund t’i mbledhin votat në të 12 qarqet ku konkurojnë, kurse kandidati ka të drejtë të garojë e mbledhë vota vetëm në një qark.

Nëse kandidati i një partie apo koalicioni qe e kapercen pragun zgjedhor kombetar 1%, zgjidhet me‎ vetem 10 mije vota ne nje qark, kandidati i pavarur ne te njejtin qark nuk zgjidhet dot edhe pse ka 10 mije vota, njësoj sa kandidati i partise apo koalicionit qe garon ne te njejtin qark. Atij i duhen 15 mije vota.

Hoqi me kushtetute të drejtën e koalicioneve që te propozojne kandidate. Me pas sajoi nje lloj koalocioni qe sa me pak parti te bashkohen kunder tij, dhe tani eleminon de facto me Kod te drejten kushtetuese te zgjedhesve per te propozuar kandidate te pavarur. Rama kerkon qe te behen nul dhjetera e qindra mijera vota votuesish qe me 25 prill 2021 do te votojne kunder tij.

Kjo eshte nje nga pabarazite antikushtetuese te Kodit te Edi Rames qe e miratoi me votat e çetes ndihmese qe e quan veten opozite ne parlament. Por me kismet do te kemi Gjykate Kushtetuese ne te ardhmen “fale” reformes ne drejtesi dhe kjo pune do te rregullohet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e shiut të cilat kanë përfshirë vendin ditët e fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tërheq sërish vëmendjen për t’i dhënë kohën e duhur të rinjve që të jenë pjesë e vendimmarrjes në çdo n

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka vizituar sot familjet në Manzë të Durrësit, që kanë hyrë në

Gjatë prezantimit të programit politik për zgjedhjet e 25 prillit, nënkryetari i LSI-së, dega Durrës, Eno Karapici tha se ekonomia është

Është ndarë nga jeta ditën e sotme pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka ngritur sot shqetësimin në Këshillin Europian për qasjen e Ballkanit Perëndimor në

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar programin politik për zgjedhjet e 25 prillit duke theksuar edhe prioritetet kryesore.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa statistika.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbledhur sot në selinë rozë të gjithë drejtuesit e qarqeve për zgje