Kryeministri Edi Rama nuk mund të qëndrojë i vetëm në pushtet pavarësisht sakrifikimit të bashkëpunëtorëve të tij. Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi në emisionin “Politika Online” shprehet se socialistët duhet të ndërrojnë Kryeministrin, pasi Rama nuk i shpëton dot situatës.

Sipas Bylykbashit, provat për vjedhjen e zgjedhjeve bëjnë diferencën, mes skenarit të vitit 2009 për djegien e mandateve.

Teksa e paralelizon sjelljen e Ramës me atë të dhelprës të rënë në çark, për ish deputetin e PD, Kryeministri do të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.