Përfaqësuesi i PD në Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje.

Bylykbashi vlerësoi se qeveria tranzitore është një kërkesë e padiskutueshme.

“Nëse PS do të reflektojë e do të heqë dorë nga taktikat zvarritëse, duke mos lënë hapësire që në QV të manipulohet rezultati, mund të vazhdohet më tej. Vetëm me konsensus ecët me tutje. Opozita poropozon që të futet teknologjia në votim. Pra, identifikim elektronik dhe votim në mënyrë elektronike. Është e mundshme për t’u zbatuar. Ne duam identifikim teknologjik për të gjithë Shqipërinë. Gjiknuri është ai që do të ketë vjedhje të votave. Janë ata që janë pro vjedhjeve apo në fund të ditës që komisionerët të mbushin kutitë, duke falsifikuar zgjedhjet. Nëse nuk bëhen ata që themi ne, manipulimi duket sheshit. Qeveria tranzitore është e padiskutueshme për ne. Ne duam rolin e policisë në zgjedhje. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që garancia të jetë e plotë në procesin zgjedhor. Ne ia bëmë të qartë maxhorancës se pa dakordësi për këtë cështje, pra pa dakordësi për identifikimin biometrik që do të pengojë vjedhjen e zgjedhjeve, nuk shkohet tutje. Ne duam të jemi me shqiptarët dhe jo me Ramën, që do të mbushë kutitë, sic ndodhi më 2017”, u shpreh Bylykbashi.