Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik pas 2 orësh, Oerd Bylybashi dhe Petrit Vasili u shprehën se nëse listat duhet të hapen, hapja duhet të jetë 100% por koalicionet dhe shpërndarja e mandateve nuk duhet të ndryshojnë.

“Dashuria e Ramës për listat e hapura, është një farsë. Është një justifikim në funksion që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët. Gjiknuri refuzoi propozimin dhe modelet tona si Belgjika. Holanda, Danimarka, Italia. etjerë. Modele të vendeve nga është marrë, dhe ka funksionuar për 17 vite. E gjithë kjo përpjekje është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë. Presim që mazhoranca të reflektojë. Duhet trajtuar me transparencë dhe të mos cënojë 5 Qershorin.”, u shpreh Bylykbashi.