Byroja e Kuvendit përjashton me 10 ditë Flamur Nokën

Postuar: 12/10/2017 - 20:56

   Byroja e Kuvendit miratoi kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, që kërkuan përjashtimin me 10 ditë të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Përjashtimi i Flamur Nokës është bërë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi LSI votoi kundër kërkesës.

Noka u përjashtua gjatë seancës së të enjtes nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për reagimin e bërë pas fjalës së Sali Berishës në Kuvend dhe ndërhyrjes së Kryeministrit Edi Rama, kur po diskutohej projektligji për minoritetet.

Pas kësaj, PD dhe LSI u bënë bashkë duke i dorëzuar Ruçit një kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës po me dhjetë ditë, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga kreu i Kuvendit. 

“Pasi pashë të zbardhur procesverbalin e seancës, nuk mund ta marr në konsideratë sepse nuk përmbush asnjë kërkesë të rregullores të neneve 64 dhe 65”, tha kryeparlamentari Ruçi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi gjatë vizitës së tij në Estoni ka zhvilluar takim me Kryetarin e Parlamentit të Çekisë dhe të Austrisë.

   Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, ka bërë një denoncim në lidhje me drejtoreshën e Hipotekës në Sarandë.

   Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati thotë se po punohet që Gjermania dhe Franca të bindet që në Qershor të votojnë pro rekomandimit që K

   Kryeministri Rama nis një vizitë dyditore në Berlin.

Donald Tusk nuk mund të ishte më pozitiv se kaq, për punën e qeverisë shqiptare për çeljen e negociatave.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme ka përshëndetur vendimin e marrë nga Vendet e Europës Juglindore për zgjedhjen e Majlind

Kryetari i grupit të punës për riorganizimin e Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Florian Xhuti, është kërcënuar me jetë.

Partia Demokratike për herë të parë pas shumë kohësh, ka bërë opozitën e vërtetë në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të vërtetë të punëve infrastrukturore.

Deputeti i PS-së, Ilir Beqaj, ka hapur një debat në Komisionin e Mediave që me gjasa do të nisë edhe nga Qeveria për ndryshimin e mënyrës