Cakaj flet pas vendimit të BE: Nuk dështoi as Shqipëria as Maqedonia e Veriut

19/10/2019 - 12:41

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Cakaj tha se mungesa e konsensusit nuk vjen prej dallimeve të brendshme të dy vendeve , por nga vizionet e ndryshme për të ardhmen e BE.

"Ky dështim, nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë, por shfaqet si pasojë e drejtpërdrejtë, e një rrethane kur BE është në një shqyrtim të vetvetes. Presidenti Macron ka shqyrtim të prerë se nuk mund të ketë zgjerim të BE pa reformim paraprak të saj. Dy vendet u trajtuan në mënyrë identike, sepe dy vendet kanë përmbushur kushtet.", u shpreh Cakaj.

“Fqinji ynë, ka ndryshuar edhe emrin për të nisur procesin e negociatave, sidoqoftë vendimi u shtye sepse nuk kishte lidhje me Maqedoninë e Veriut. Njësoj si me Shqipërinë, e cila po kryen një reformë në drejtësi, të parë në rajon.”-  vijoi më tej ai.

Cakaj u ndal në vendimit e komisionit në qershor 2018, ndërsa theksoi se vendimi për shtyrjen sërish të negociatave pasqyron një varg diverngjencash në zemër të BE.

"Në qershor 2018 Këshilli iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë, duke dhënë një plan vendimi konkret. Vetë vendet anëtare autorizuan komisionin për të monitoruar përparimin e Shqipërisë. Komisioni konfirmoi se Shqipëria ka bërë gjithë c’është e nevojshme për të nisur negociatat. Për shkak të cështjeve të brendshme Këshilli vendosi shtyrjen në tetor, dhe në tetor për herë të tretë nuk morëm përgjigjen e merituar. Nëse e ardhmja e BE është në pikëpyetje Shqipëria nuk mund të ofrojë përgjigje. Kjo shtyrje pasqyron një varg diverngjencash në zemër të BE. Shtyrjen e dy vendeve për në maj të 2020 nuk duhet ta kuptojmë as si përfundim të aspiratës, as si dështim, procesi i zgjerimit do të vijojë në mënyrë paralele me reformimin e brendshëm të BE. Kjo nuk do të thotë se do të ketë vonesë në realizimin e reformave të Shqipërisë. Do vijojmë me adresimin e cështejve që janë paraqitur në qëndrimet zyrtare të Bundestagut. Janë të nevojshme për ta bërë Shqipërinë europiane. Nuk kemi hapsirë për dekurajim kolektiv, pavarësisht sfidave, integrimi për Shqipërinë është i pakthyeshëm.", tha Cakaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta thekson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

Kryeministri Edi Rama foli pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, duke thënë se ka një konflikt në themel, që lidhe

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka bërë me dije se as në këtë takim të dytë nuk ka vendimmarrje lidhur me vazhdimësinë

Partia Socialiste ka nisur fushatën zgjedhore, ndërsa kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot katër takime me deputetët, sipas qarqeve.

Pas kërkesës së opozitë parlamentare për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e votave për reformën zgjedhore, ky i

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.