Cakaj: Merret vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë

25/02/2020 - 13:54

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në rrjetin e tij në Facebook.

Cakaj theksoi në postim, se ky vendim është në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon. Rrethi konsullor i kësaj qendre do të përfshijë Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resnjën/ rajoni liqeni i Prespës.

Kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët dhe lartësimit të faktorit shqiptar në rajon!”, siguroi Kryediplomati në përfundim të reagimit të tij.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryemistri Edi Rama ka postuar në Facebook një statistikë sa u përket kurbës së rritjeve të rasteve për koronavirusin.

Demokratët i kërkojnë qeverisë të ndërpresë çdo lloj tenderi apo prokurimi i cili nuk ka lidhje me shëndetësinë.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një video sensibilizuese në Facebook, ku bëhet thirrje për distancim social, në kët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot përmes një postimi në Facebook lidhur me masat shtrënguese ndaj koronavirusit.

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 75-vjetorin e krijimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Kryeministri i vendit Edi Rama, ashtu siç ka bërë në ditët e fundit ka mbajtur një komunikatë me qytetarët, ku ndër të tjera ka folur edh

Ish-deputeti demokrat Enkeled Alibeaj ka reaguar pas lajmit se 17 punëtorë të një fabrike çimentoje në Krujë janë vetëkarantinuar, pasi 2

Kreu i departamentit të pushtetit vendor në PD Durrës, Petro Vokopola, ka denoncuar përmes një statusi në rrjete sociale situatën e rëndë

Kreu i PD, Lulzim Basha i ka kujtuar sërish kryeministrit Rama që të mbyllë fasoneritë, call center-at dhe fabrikat me numër të madh puno