Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Stokholm.

Vakaj shkruan në Facebook se në fokus të bisedimeve të takimit ishte puna e jashtëzakonshme e Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

POSTIMI I PLOTË

Sot në Stokholm pata kënaqësinë të takoj Ministren e Jashtme të Suedisë, znj. Ann Linde !

Biseduam për punën e jashtëzakonshme të Agjencisë Suedeze të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit (SIDA), në zhvillimin e Shqipërisë dhe mbështetjen teknike të grupit përgjegjës për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Suedia vazhdon të jetë një përkrahëse e fuqishme e rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënia jonë politike e diplomatike është e një rëndësie të pazëvendësueshme.

Po ashtu, u pajtuam për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit në kuadër të OSBE-së dhe rëndësinë e marrjes së ulëses së anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Shqipëria.

Mbetemi skajshmërisht të përkushtuar për ta thelluar marrëdhënien me Suedinë.