Roxhensa Haxhillari, drejtuesja e Departamentit për Çështjet Sociale dhe Punësimin, në PD Durrës, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale për mënyrën sesi bashkia e Durrësit e menaxhoi situatën pas lëkundjeve të frikshme të tërmetit që tronditën banorët e qytetit bregdetar.

Sipas Hoxhallarit, reagimi i strukturave vendore ishte ZERO, pasi çdo banor e gjeti vetë mënyrën për të siguruar një vend ku të strehonte kokën gjatë natës.

“Nese pyet cdo qytetar te Durresit do te konfirmohe qe tmerrin e djeshem e kaloi vete me menyra rrethanore, pra pa organizim nga ato qe e kane per detyre ta bejne ate. Dikush u mblodh tek te afermit, dikush e ngrysi diten ne automjetet personale dhe diku u mblodhen ne zona qe vete i percaktuan si te sigurta. Durresi ka mjaft ambiente te hapura qe mjaftonin 30 minuta dhe ishin ngritur cadra dhe cdo gje e nevojshme gradualisht per t’i siguruar gjene me minimale qe ata kerkuan dje: Nje vend te sigurte per koken e tyre.”-shkruan Hoxhallari.

Më tej ajo vazhdon duke kritikuar atë që e cilëson një show i neveritshëm dhe i panevojshëm i qeverisë dhe bashkisë gjatë ditës së diel në Durrës.

“Cdo show qe ju beni sot eshte i neveritshem dhe i panevojshem. Te mendosh qe jemi Bashkia e dyte me e madhe ne vend… Fatkeqesi mbi fatkeqesi!”,-e mbyll statusin e saj drejtuesja e Departamentit për Çështjet Sociale dhe Punësimin, në PD Durrës.

Statusi i plotë i Hoxhallarit:

Natyrisht fatkeqesite natyrore askush nuk i ndalon! Cdo shtet serioz paraprakisht i ka te qarta masat emergjente qe do te marri ne raste te tilla, fill pas ketyre fatkeqesive me ekspertet e fushes. Epiqendra termetit, qe ne momentin qe ndodhi, u mor vesh qe ishte ne Durres dhe ora shenonte 16:00. Ashtu si cdo qytetar i Durresit dhe une perjetova ato caste tmerri qe veshtire te largohen nga memoria. Sot qe jam disi me e qete filloj dhe mendoj se si u perballua dita e djeshme nga strukturat e shtetit ose me sakte Bashkia Durres. Me keqardhje konstatoj qe perballimi nga keto struktura ishte ZERO. Kalimthi ne TV pashe Kryetaren e bashkise e cila dha nje interviste live poshte zyres se bashkise, nderkohe qe ne cdo cep e zone kishte te moshuar, gra, femije te lemerisur qe rrinin neper trotuare me ore te tera. Asnje sensibilizim, asnje direktive per strehim, asnje punonjes social thjesht sa per suport. Nese pyet cdo qytetar te Durresit do te konfirmoi qe tmerrin e djeshem e kaloi vete me menyra rrethanore, pra pa organizim nga ato qe e kane per detyre ta bejne ate. Dikush u mblodh tek te afermit, dikush e ngrysi diten ne automjetet personale dhe diku u mblodhen ne zona qe vete i percaktuan si te sigurta. Durresi ka mjaft ambiente te hapura qe mjaftonin 30 minuta dhe ishin ngritur cadra dhe cdo gje e nevojshme gradualisht per t’i siguruar gjene me minimale qe ata kerkuan dje: Nje vend te sigurte per koken e tyre. Sikur mos te vazhdonin te digjeshin plehrat sot ne Spitalle aty do ishte strehuar nje Durres i tere brenda 30 minutave… Cdo show qe ju beni sot eshte i neveritshem dhe i panevojshem. Te mendosh qe jemi Bashkia e dyte me e madhe ne vend… Fatkeqesi mbi fatkeqesi!